Abaia Winery
Instagram
d

Abaia Winery

Një studim ka parë më shumë se 20,000 komente të Google për të vlerësuar se cilat destinacione janë më piktoreske.

Sigurisht, qëllimi i vetëm i një vreshti është të jetë një vend efikas dhe fitimprurës për të prodhuar verë, por natyra dhe pamja e kodrave të mbjella, shpesh të bekuara me klimë të ngrohtë dhe me diell, do të thotë që rritja e rrushit dhe bukuria natyrore janë të varura nga njëra-tjetra.

Dhe disa pjesë të Europës janë të mbushura me vreshta. Por, nëse do të provoni pak verë dhe do të bëni disa foto për mediat sociale, cili destinacion është më i miri?

Operatori i trageteve DFDS ka analizuar 20,000 komente të Google, në kërkim të fjalëve të tilla si ‘e bukur’, ‘piktoreske’ dhe ‘skenike’ dhe secilës prej vendeve i është caktuar një pikë ‘bukurie’.

Në vendin e parë, me 97.9 nga 100, është Vinarija Rizman në Kroacinë jugore. Vreshtat janë në pronësi të familjes dhe kanë sipërfaqe prej 23 hektarësh dhe më shumë se 1700 pemë ulliri.

Italia zë vendin e dytë dhe të tretë, me kantinat e verës Poggio del Moro Boutique dhe Veraria San Giorgio a Lapi, të dyja në Italinë qendrore midis Firences dhe Romës.

Në vendin e katërt renditet Shqipëria, me kantinën e verës Abaia, me vreshtat e bukura dhe kantinën të ndërtuar në një bunker.

Franca nga ana tjetër, nuk shfaqet deri në vendin e pestë, me Château de la Crée, duke u ndjekur nga afër nga Mbretëria e Bashkuar me English Oak Vineyard.

Këto janë dhjetë vreshtat më të bukura në Europë:

1. Rizman, Kroaci
2. Poggio del Moro Boutique, Itali
3. San Giorgio a Lapi, Itali
4. Abaia, Shqipëri
5. Château de la Crée, Francë
6. English Oak, Mbretëri e Bashkuar
7. Kastel Sikuli, Kroaci
8. Quinta do Jalloto, Portugali
9. Momik WineCube, Armeni
10. Vitis, Kroaci

Post a Comment